Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami bën me dije se dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Top Channel disponon pamje nga vendi i ngjarjes, por për arsye etike nuk do të behën publike.

Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

Top Channel