
Tronditës është lajmi i vdekjes së vëllait të mitur të Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Pas lajmit të kobshëm kanë reaguar në rrjetet sociale miq dhe të njohur të fituesit të Big Brother Vip Albania 4, të cilët shprehin ngushëllime të sinqerta për familjen.
Mes tyre ka qenë edhe ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu e cila shpreh ngushëllime për humbjen parakohe të vëllait të këngëtarit, Eldion Kelmendi.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij, Zoti u dhëntë forcë dhe durim në këto kohë të rënda, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe dhe dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemra tuaja”, shkruan Xhenet.
Ajo ndërkohë ka bërë thirrje që të mos publikohen pamjet e rënda nga aksidenti ku shihet trupi i pajetë i të miturit.
Top Channel