
Banorët e fshatit Përbreg në Kukës janë ngritur në protestë pas publikimit të agjendës zyrtare për ndërtimin e një landfilli modern në këtë zonë.
Ata shprehen të shqetësuar për ndikimin që projekti mund të ketë në mjedis dhe në jetesën e tyre, ndërsa paralajmërojnë se nuk do ta lejojnë ndërtimin.
Ndërkohë, autoritetet lokale thonë se ndërtimi i landfillit është pjesë e një strategjie kombëtare për enaxhimin e mbetjeve e miratuar më 28 dhjetor 2020 nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, dhe do të: Sigurojë menaxhim të sigurt të mbetjeve Ulë ndotjen e tokës dhe ujërave Përmirësojë cilësinë e jetës Mbështesë riciklimin dhe energjinë e gjelbër.
Por për banorët e Përbregut, këto garanci nuk mjaftojnë. Ata thonë se do të vazhdojnë rezistencën, edhe me mjete ligjore, për të ndalur ndërtimin e landfillit.
Ndërkohë që institucionet premtojnë standarde evropiane dhe zhvillim të qëndrueshëm, banorët kërkojnë transparencë, dëgjesë publike dhe një proces vendimmarrës që merr parasysh zërin e tyre.
Top Channel