“Për 4-5 vite do të jemi në BE”, Rama: Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën me vlerë më të lartë

26/09/2025 19:41

“Forbes Global Properties”, rrjeti ndërkombëtar në fushën e pasurive të patundshme, ka hapur dyert në Shqipëri.

I ftuar në këtë mbrëmje në Pallatin e Brigadave, ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Ai u ndal te pronat e paluajtshme në Shqipëri, duke thënë që vlera e tyre do të rritet pasi Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

“Për 4-5 ne do të jemi pjesë e BE-së dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme person një rritje dyfish. Shumë njerëz nuk e kuptuan atë që po flisja dhe morën pjesën negative. Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën, që do të ketë një vlerë më të lartë në pak vite. Në një vend që ka përqindjen më të madhe që zotërohen nga njerëzit, 94%, është një përqindje e jashtëzakonshme, flasim për njerëzit me shtëpi. Është diçka shumë pozitive”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama përmendi edhe faktin që 94% e qytetarëve në Shqipëri, janë zotërues të një banese: “Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë”.

Top Channel