Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1 11/11 01:34
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi këtë të premte.
Gazetari Muhamed Veliu, raporton për Top Channel se takimi është mbajtur në orën 09:00.
Burime nga grupi PS i thanë gazetarit Veliu se “Sipas traditës shumëvjeçare patëm një diskutim mbi koordinimin e punës mes Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverisë #Shqipëria2030. Do të jetë një takim periodik”
Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme.
Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Top Channel