Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, menaxheri i Ricky Hatton tregon momentin tragjik: Mendova se po flinte, dritat ishin të fikura

26/09/2025 15:26

Legjenda e boksit Ricky Hatton u gjend pa shenja jete më 14 shtator në banesën e tij në Manchester. Lajmin e konfirmoi menaxheri dhe miku i ngushtë i tij, Paul Speak, i cili përshkroi momentet e rënda kur e gjeti trupin e pajetë të ish-kampionit të botës.

Dritat nuk ishin ndezur, gjë që më bëri të dyshoj. Mendova se ndoshta po flinte më shumë se zakonisht, por nuk është diçka e pazakontë,” tha Speak për revistën Boxing News.

Hatton, që së fundmi kishte shpallur rikthimin në ring me një ndeshje të planifikuar në dhjetor në Dubai kundër Eisa Al Dah, ishte në një periudhë pozitive të jetës. Ai kishte planifikuar të shkonte në një koncert të Oasis me vajzat e tij, Millie dhe Fearne, dhe gjithashtu po planifikonte një pushim familjar për Krishtlindje në Tenerife.

Po bënte shumë plane me njerëzit që i donte. Kishte shumë gjëra për të cilat ia vlente të jetonte  ishte në një vend vërtet të mirë,” tha Speak.

Megjithëse policia e Manchesterit të Madh (GMP) deklaroi se nuk ka rrethana të dyshimta për vdekjen e Hatton, mediat britanike, përfshirë Daily Mail, raportojnë se ai po kalonte një periudhë jo fort të mirë  pasi në gusht një mik i tij ishte vetëvrarë.

Hatton njihej për stilin e tij agresiv dhe për përballjet e paharrueshme me legjenda të boksit si Kostya Tszyu dhe Jose Luis Castillo. Gjatë një karriere që zgjati 15 vite, ai fitoi tituj botërorë dhe fitoi zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

Top Channel