
Në kohën kur administrata Trump ka pezulluar përkohësisht Dialogun Strategjik me Kosovën, duke kritikuar veprimet e Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, SHBA-ja dhe Serbia po përgatiten për Dialog Strategjik, që synon të thellojë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, siguria dhe politika e jashtme.
Prej muajsh tashmë, gjatë takimeve mes zyrtarëve serbë dhe amerikanë është paralajmëruar një thellim i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Uashingtonit pikërisht përmes këtij dialogu, edhe pse nuk është saktësuar se çfarë do të nënkuptonte ai Strategjik gjatë mandatit të dytë të presidentit Trump.
Anlisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshi i tha REL-së se “është e sigurtë që gjatë mandatit të dytë të ‘udhëheqësit të epokës’, siç e quajti Aleksandar Vucici Donald Trumpin, relatat mes Beogradit dhe Uashingtonit po përparojnë dukshëm drejt një partneriteti që po i shqetëson europianët”. Këta të fundit, sipas Jakshic, mendojnë se Vuçiq është pozicionuar në konfliktin e zjarrtë midis aleatëve transatlantikë dhe po largohet nga Brukseli”.
Si dallime kryesore mes Serbisë dhe SHBA-së, analisti sheh qëndrimin ndaj çështjeve rajonale në Ballkanin Perëndimor. “Nëse ekziston ndonjë interes strategjik dhe politik i amerikanëve me Serbinë, atëherë ai kryesisht ka të bëjë me uljen e tensioneve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”, u shpreh Jakshic.
Njoftimi i fundit për Dialogun Strategjik u bë pas takimit të presidentit të Serbisë, Vuçic dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, më 23 shtator në Nju Jork. Megjithatë, për vetë takimin e zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk ka shumë informacione.
Top Channel