Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha: Kam ngarkuar tre demokratë për të negociuar me…

26/09/2025 13:04

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani mund të jetë kandidate e opozitës në garë për Bashkinë e Tiranës.

Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës.

Në këtë detyrë janë ngarkuar Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.

Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon.

Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.

Këta tre persona, Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bien dakord, se duhet të bien dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve.

Puna është në vazhdim.

Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.“, u përgjigj Berisha.

Top Channel