Këtë të premte u zbulua një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar fotot e të arrestuarve.

Në pranga nga operacioni i koduar “Warehouse”, u arrestuan pesë persona, ku më konkretisht shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe A. Koçi.

Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel