
Tashmë është zbuluar dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Teilor Tivari, i cili dyshohet se ka vrarë një 51-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Tivari i ka dhënë një rrjedhë tjetër hetimeve, kjo pasi deklaroi se viktima, ka tentuar ta përdhunojë, pas kësaj e ka qëlluar me thikë.
Në deklaratën ë tij Tivari është shprehur se me 51-vjeçarin Valbon alias Marko Beqiri ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij.
Sipas të riut, 51-vjeçari nuk e ka lejuar Tivarin të largohej nga banesa ku ndodhej.
“Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.
U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, kështu ka deklaruar përpara autoriteteve 24-vjeçari.
Top Channel