Shpërthen makina në mes të rrugëve në Tel Aviv, mbetet i plagosur një person

25/09/2025 13:18

Panik u shkaktua në La Guardia Avenue, në jug të Tel Avivit, kur një makinë shpërtheu papritmas.

Sipas raportimeve fillestare nga Channel 12, një burrë 46-vjeçar është plagosur, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Personi i plagosur u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Ichilov të Tel Avivit për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel