
Prodhimet bujqësore shqiptare nuk janë më të sigurta për konsumatorin europian.
Refuzimi i tregjeve ndërkombëtare ndaj prodhimeve të fermerit tonë po sjellë pasoja negative ekonomike për fermerin dhe grosistin.
Ekspertët e ekonomisë thonë që perimet shqiptare po kalben në kanale për faj të vetë ministrisë, e cila nuk punoi parandaloi në kohë daljen e prodhimeve me kimikate në doganat europiane. Mungesa e neglizhencës së inspektorëve të ushqimit, solli dhe sezonin më të dobët bujqësor në këtë 5 vjeccar të fundit.
“Besimi është gjëja më e vështirë për tu ndërtuar dhe më e lehta për tu shembur. Në këto kushte ne nuk jemi në situatën më fatlume të eksporteve shqiptare, kjo sepse ne nuk ditëm të mbrojmë imazhin që krijoi produkti shqiptar para katër vitesh”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie.
Bujqësia duhet të na sillte një ekonomi të qëndrueshme, por bllokimi I tregjeve ndërkombëtar po ndikon negativisht tek ekonomia familjare e njerëzve që punojnë tokën.
“Duke ndikuar negativisht tek fermerët nga ana tjetër kemi këto fermerë që nuk gjejnë treg shitje, nuk paguajnë dot pagat e punëtorë është një cikël që godet ekonominë e fermerit, ekonominë shqiptare dhe atë familjare”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.
Para këtyre kushteve gjendemi përballë një fakti Ministria e Bujqësisë, tashmë nën drejtimin Andis Sallës, cilësuar si ministri i fshatit nga vetë kryeministri Rama , duhet të ndërtojë ura të reja besimi.
“Së pari duke forcuar sistemet e brendshme të kontrollit, nëse duam që të mos ankohemi për rënien e eksporteve institucionet shqiptare duhet të dalin garant.”, shton më tej.
Nëse fermerët kanë për detyrë të prodhojnë shëndetshëm, ministria e bujqësisë duhet të promovojë produktin vendas në tregjet jashtë kufijve, në të kundërt bujqësia do të vazhdojë të kontribuojë gjithnjë e më pak në ekonominë shqiptare.
Top Channel