
Viti 2025 ka shënuar një përgjysmim të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit.
Faktorët janë disa, por agjentët imobiliarë thonë se ndikim të drejtpërdrejte pati ndryshimi i politikave të Bankës së Shqipërisë për mos financimin 100% të kredive nga bankat e nivelit të dytë, rritja e pajustifikuar e çmimeve nga pala shitëse dhe rënia e fuqisë blerëse.
“Çmimi aktual për metër katror varion nga 800- 900 euro ndërkohë që duhej të ishte 700-750. Zonat më të shtrenjta janë lagjet Apolonia” dhe “Kastrioti” ndërsa blerësit janë kryesisht çiftet e reja”, shprehet Arta Progonati, agjente imobiliare.
Kjo situatë thotë ekspertja po i shtyn blerësit të preferojnë banesa me sipërfaqe gjithnjë e më të vogël .
Trendi rritës i çmimeve të apartamenteve në qytetin e Fierit ka nisur që në vitin 2023.
Top Channel