
Zhvillimet e 24 orëve të fundit mbi konfliktin Ukrainë- Rusi. Kremlini: “E vazhdojmë luftën. Është gabim të mendosh se Kievi mund të rimarrë territore”. Ukrainasit: “Bllokim në front”.
Danimarkë, përsëri dronë: mbyllet aeroporti
Një alarm i ri për dronë në qiellin e Danimarkës: rreth orës 22 u mbyll hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut. Lajmi u konfirmua nga burime të policisë për mediat lokale. Ndalimi i trafikut, ngjashëm me atë që ndodhi të hënën në Kopenhagë, u shkaktua nga vëzhgimi i dronëve.
Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”
Rrëzimi i avionëve luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s “është një opsion mbi tavolinë”. Kështu deklaroi Ursula von der Leyen në një intervistë për CNN. “Mendimi im – tha ajo – është që duhet të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit”.
ëSJ: Për Ukrainën, Trump ndryshon retorikën, por jo politikën
Shitja e armëve amerikane për Ukrainën e autorizuar nga Donald Trump përfaqëson një ndryshim në retorikë, por jo në thelb, pasi është ndaluar përdorimi i tyre për të goditur objektiva në territorin rus: kështu raporton ëall Street Journal, duke cituar burime të administratës amerikane.
Pas takimit dje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Trump kishte deklaruar në një postim në Social Truth se mendonte që Ukraina ishte në gjendje të rimarrë të gjitha territoret e humbura në konfliktin në vazhdim me Rusinë. Megjithatë, kishte theksuar se Kievi do të kishte nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për ta arritur këtë, duke shtuar se administrata e tij do të vazhdonte shitjen e armëve për NATO-n.
Vance: “Rusia nuk po bën mjaftueshëm për të ndalur konfliktin”
Shtëpia e Bardhë mendon se Rusia nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainën: këtë e deklaroi nënkryetari i SHBA-së, JD Vance. “Besoj se Presidenti [Donald Trump] po bëhet jashtëzakonisht i paduruar me rusët tani, sepse nuk mendon se ata po ofrojnë mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës [në Ukrainë], dhe është gjithnjë e më i bindur se kjo luftë është një e keqe për Rusinë”, vazhdoi Vance. “Nëse rusët refuzojnë të negociojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë negative për vendin e tyre. Kjo është ajo që Presidenti ka bërë të qartë: nuk është një ndryshim pozicioni, por një njohje e realitetit në terren. Do të vazhdojmë të luftojmë për paqe çdo ditë në administratën Trump”.
TG1: “Italiani i rekrutuar në Brigadën Azov “mungon” në Luhansk”
“Mungon në apel”, kështu e përshkruajnë burime nga Kievi David Di Gleria, 48 vjeç, nga Udine, i rekrutuar në Brigadën e Sulmit Azov, i cili rezulton i zhdukur që nga 11 shtatori. Lajmin e dha TG1, nën drejtimin e Gian Marco Chiocci, duke theksuar se “priten konfirmime zyrtare. Di Gleria rezulton i zhdukur gjatë veprimeve luftarake teksa batalioni i tij luftonte në vijën e parë në rajonin e Luhanskut, aktualisht nën kontrollin rus. Aktualisht nuk është e mundur të merret trupi i tij”.
Lavrov për Rubion: “Duam të vazhdojmë përpjekjet me SHBA për paqen”
Gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi gatishmërinë e tij për të koordinuar përpjekjet me Uashingtonin për të trajtuar shkaqet e thella të krizës ukrainase. “Lavrov theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të ndjekur linjën e zhvilluar nga liderët rusë dhe amerikanë në Alaskë, përfshirë koordinimin e përpjekjeve me palën amerikane për të adresuar shkaqet e thella të konfliktit ukrainas”, raportoi ministria e Jashtme ruse, e cituar nga Tass.
Lavrov për Rubion: “Gati të bashkëpunojmë mbi bazën e samitit të Anchorage”
Gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov theksoi gatishmërinë e tij për të koordinuar përpjekjet me Uashingtonin “mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit ruso-amerikan të Anchorage”, raportoi ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një komunikate. “Ministrat e Jashtëm – thuhet në komunikatë – shkëmbyen opinione mbi zgjidhjen e krizës ukrainase, mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit ruso-amerikan të Anchorage. Rikonfirmuan interesin e ndërsjellë për të gjetur një zgjidhje paqësore”.
“Lavrov theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të ndjekur politikën e përshkruar nga liderët rusë dhe amerikanë në Alaskë, përfshirë koordinimin e përpjekjeve me palën amerikane për të trajtuar shkaqet e thella të konfliktit ukrainas”, vijon njoftimi, duke shtuar se “ministri theksoi të papranueshme planet e promovuara nga Kievi dhe disa kryeqytete evropiane që synojnë zgjatjen e konfliktit”. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu tregoi se është punuar për “perspektiva të rivendosjes së kontakteve socio-politike”, duke përfaqësuar gjithashtu “shtysën e gjeneruar nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-së për procesin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale”.
Lavrov për Rubion: “BE dhe Kievi përgjegjës për konfliktin”
“Evropa dhe Ukraina janë përgjegjëse për zgjatjen e konfliktit”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, për sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Zelensky takon Lulën: “E mirëpritur mbrojtja e armëpushimit”
Pas një takimi me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte vlerësuar “sinjalet që vijnë nga Brazili”. Lajmin e përcjell CNN Brazil. “Presidenti Lula më tha se do të bëjë gjithçka të mundur për paqen në Ukrainë”, deklaroi përfaqësuesi i Kievit, pas një bisede rreth 40 minutëshe, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Neë York. Zelensky e përshkroi bisedën me liderin progresist të Amerikës Latine si “pozitive” dhe u shpreh “mirënjohës” për qëndrimin e Lulës në mbrojtje të armëpushimit.
Zelensky: “Nuk e harrojmë Krimenë”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në samitin e pestë të platformës ndërkombëtare për Krimenë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se “me Krimenë, Rusia është kthyer në zakonin e saj të vjetër imperialist për të marrë atë që është e çmuar për fqinjët e saj”, por se ukrainasit nuk do t’i dorëzohen pushtimit.
“Me Krimenë, Rusia është kthyer në zakonin e saj të vjetër imperialist për të marrë atë që është e çmuar për fqinjët”, theksoi Zelensky, duke shtuar se është e nevojshme “të kujtojmë çfarë është Krimea, të veprojmë në mënyrë që Rusia të dijë se ne kujtojmë, se nuk do të falim, se po luftojmë për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut – dhe se do të fitojmë”.
Sybiha: “Krimea është Ukrainë”
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, duke hapur samitin e pestë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili mbahet për herë të parë në selinë e OKB-së në Neë York, deklaroi se samiti i sotëm “konfirmon të vërtetën: Krimea është Ukrainë”.
“Më e rëndësishmja është që ky samit të dërgojë një sinjal të fortë shprese për ukrainasit në Krime, për tatarët e Krimesë, për të gjithë ata që nuk humbasin shpresën për rikthimin e drejtësisë. Ky samit konfirmon të vërtetën. Krimea është Ukrainë”, u shpreh ministri. Platforma për Krimenë, e nisur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në vitin 2021, është një mekanizëm ndërkombëtar që synon koordinimin e përgjigjes globale ndaj agresionit rus, rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Kremlinin dhe promovimin e procesit të çlirimit të Krimesë.
Macron: “E nevojshme të mbrohet Ukraina dhe hapësirat ajrore të Aleancës”
NATO duhet të tregojë aftësinë për të mbrojtur Ukrainën, “sepse ajo ndodhet në pararojë të sigurisë sonë kolektive”, por edhe të mbrojë hapësirat ajrore të vendeve anëtare. Kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për “France 24” dhe “Radio France International”.
“Nuk mund të lejojmë të krijohet ideja se Polonia, Estonia apo Rumania janë në gjendje dobësie, sepse hapi tjetër është Gjermania, pastaj Franca”, paralajmëroi kreu i shtetit. Macron nënvizoi nevojën për të ngritur nivelin e reagimit “në rast të provokimeve të reja” nga Rusia.
Rubio për Lavrovin: “Rusia të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt paqes”
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e nxiti Rusinë të ndalë “vrasjet” në Ukrainë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Neë York. Rubio “ripohoi thirrjen e presidentit Trump për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit Rusi-Ukrainë”, deklaroi zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, duke raportuar për takimin.
Rubio për Lavrovin: “Ndaloni vrasjet në Ukrainë”
Marco Rubio i kërkoi Sergei Lavrovit “të ndalojë vrasjet në Ukrainë” gjatë takimit dypalësh që patën në Neë York.
Top Channel