SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet 24/08 17:09
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend.
Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka “sjellë burrin e ministres ‘Diella’”, ndërsa shprehet “Do i kërkojmë dorën Ramës”.
“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.
Top Channel