Shëngjini “po pastron”, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje

24/09/2025 15:31

Me përfundimin e sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet dhe përgjatë bregdetit.

Pas njoftimit paraprak të subjekteve dhe qytetarëve, Bashkia Lezhë, përmes Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Shërbimeve, kanë zbarkuar në terren për të ndërhyrë.

Kryeinspektori i IVMT në Bashkinë Lezhë, Eraldo Smaçi, tha se pjesa më e madhe e subjekteve kanë reaguar vullnetarisht duke liruar hapësirat publike, ndërsa në rastet e tjera po ndërhyhet forcërisht dhe pa asnjë tolerim, deri në lirimin e plotë të zonave të zaptuara.

Sipas të dhënave, në zonën turistike të Shëngjinit janë evidentuar rreth 30 struktura të ndryshme që kishin zaptuar hapësira publike dhe aksioni do të vijojë deri në çlirimin e tyre të plotë.

Top Channel