
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha në një mesazh drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bëri kërkesë për rikthim të seancës.
Bëhet fjalë për seancën në të cilën u miratua programi qeverisës si PS.
“Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në historinë e Europës, në historinë e botës, të çdo regjimi. Ndaj dhe rikthe seancën, të zhvillohet seanca. Të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti dhe të bëhen zhvillimet.
Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, ata t’ia mbathin, le të ikin. Kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet e tyre, për vjedhjet që kanë bërë. Nuk është përgjegjësia jonë kjo, është e atyre”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga debati në Kuvend:
Berisha: Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin.
Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij.
Dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erionë Veliaj. Nuk mund t’ia bëje vendit tënd këtë kurrë.
Peleshi: Respektoni kushtetutën… mos lakoni emra!
Berisha: Po citoj Kushtetutën këtu. Por ti nuk mund t’ia bëje vendit tënd atë kurrë, pse një grup të papërgjegjshmish, që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, nga rrezja e dritës dhe transparencës, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim, pa asgjë.
Top Channel