
Produktet shqiptare vijojnë të mbetet ende një problem.
Qytetarët tregojnë se nuk kanë siguri në produktet që konsumojnë, megjithëse tendenca është për të blerë produkte të prodhuara në venin tonë.
Qytetarë, blerës: Produktet shqiptare janë shumë të mira, por problemi është që kanë abuzim shumë, të pesticideve që përdorin. Kështu ndodh edhe tek mishi, pulat, të gjitha produktet, jo vetëm tek ato bujqësore. Shohim që më përpara speci rezistonte deri në 15 ditë, sot për dy ditë kalben direkt.
Qytetare: Domaten kam shumë frikë ta konsumoj.
Qytetare: Këto pesticidet na morën në qafë, duhet të kontrollojë, kjo është kryesorja.
Qytetar: Më tepër po na dëmtojnë se po na ushqejnë. Produktet origjinale po ngelen pa shitur, po shiten ato produkte jo origjinale të dëmshme, që i bëjnë dëm kafshës, jo më njeriut.
Top Channel