
E ftuar me një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, hodhi poshtë të gjitha spekulimet për një lidhje me një prej konkurrentëve të emisionit “Për’Puthen”.
“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut ishte me mua, duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam dhe çfarë vlerash kam”, u shpreh ajo.
E pyetur për largimin e saj nga “Për’Puthen”, aty ku mbante rolin e Kupidit, ajo sqaroi se e ndërpreu rrugëtimin për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lidhje dashurie.
“Nuk është asnjë lloj lidhjeje. Kam kohë që kam vendosur ta ndërpres rrugëtimin tim, por për arsye të tjera. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi, dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndejtëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. ‘Për’Puthen’ e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë”, tregon Loredana.
E mërzitur nga lajmet e fundit, të cilat sipas saj kanë dalë nga burime të pasigurta, ajo ka reaguar edhe në rrjetet sociale, përmes një InstaStory: “Skandal, t’ju vijë turp”, shkroi ajo.
Top Channel