FOTOT/ Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

24/09/2025 12:39

Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën.

Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare.  Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel