Krim i rëndë në Itali/ Çifti gjendet i pajetë në banesë, zbulohen mjete me gjurmë gjaku në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë 16/10 20:53
Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio.
Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Top Channel