
23/09 17:15
Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar se opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur ne Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e re te Kuvendit do plotësojë karriget e saj ne komisionet e reja kuvendore.
Larg vëmendjes se medias Niko Peleshi bëri nje përpjekje te fundit për të zbutur tonet me opozitarët.
24 orë para seancës plenare kreu i Kuvendit Niko Peleshi ftoi në një takimi formal krerët e grupeve opozitare Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, për zgjidhjen e ngërçit me përbërjen e komisioneve parlamentare.
Top Channel