
Shtatori në qytetin e Vlorës vijon të jetë plot me turistë, si vendas dhe të huaj.
Operatorët turistikë shprehen se hotelet e tyre janë të mbushura nga 80 deri në 90% të kapaciteteve dhe shumica e turistëve janë nga Spanja dhe Franca.
Prenotimet për muajin tetor gjithashtu janë të kënaqshme, gjë që lidhet me kushtet atmosferike të favorshme që ofron Vlora në këtë stinë. Ndërkohë, edhe plazhet, falë temperaturave të larta, vazhdojnë të jenë plot me pushues vendas dhe të huaj.
Pushues nga Italia, Ukraina por dhe shumë qytetarë nga shumë qytete të vendit shprehen se bregdeti i Vlorës është i mrekullueshëm në këtë periudhë, pasi uji është shumë i pastër, por dhe nuk ka rrëmujë.
“Është shumë bukur, uji i detit Jon shumë i pastër, por dhe ushqimi shumë i mirë”, shprehet një turiste ukrainase.
“Është shumë mirë në këtë periudhë, janë shumë Italian që pushojnë në Vlorë, mikpritja juaj është shumë e mirë por dhe ushqimi i mrekullueshëm”, thotë një vizitor na Italia.
Jo vetëm zona bregdetare, por me interes për turistët e huaj janë edhe zonat historike të vendit, që tashmë nuk po vizitohen vetëm gjatë sezonit veror, por gjatë gjithë vitit.
Top Channel