“Nuk po i bëjmë gjyq Veliajt”/ Këshilli Bashkiak, Bregasi: Kjo është një mbledhje normale, drejtësia të bëjë punën e saj

23/09/2025 16:54

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku po shqyrtohet propozimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka reaguar edhe këshilltari bashkiak Luan Bregasi.

Ai theksoi se kjo nuk është një seancë gjyqësore ndaj Veliajt, por një proces i zakonshëm institucional mes Këshillit dhe kryebashkiakut.

“Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor.

Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt. Për këtë shkak po e bëjmë këtë gjë se besojmë te institucionet e drejtësisë. Para 3 muajsh nuk ishim dakord sepse nuk do kuptonim cila do ishte ecuria e Erion Veliajt dhe ecuria e punëve të bashkisë”, tha Luan Bregasi.

Top Channel