
U mblodh sot Këshilli Bashkiak iTiranës.
Në këtë mbledhje u miratua rendi i ditës: Propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt me 12 vita pro dhe 1 abstenim.
Në këtë mbledhje mungojnë: Gaz Paja, Aldo Merkoci, Joleza Koka të cilët nuk do të votojnë pro shkarkimit të Veliajt.
“Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu. Për sa kohë ju ja mohuat, mua më vjen mirë që ai sot mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë gjithë këto vite. Le ta provojë Erion Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek, e përshëndesim. Vendimi është i paplotë. Ai duhet të ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në vitin 2023”, tha anëtarja e këshillit të PD, Ilda Zhulali.
“Kërkesa ime është injoruar në shkurt, mars, prill, maj, korrik. Ai e di shumë mirë që nuk është kryetar dhe nuk duhet të ishte kryetar. Duhet ta jepte dorëheqjen në dhjetor, duhet ta jepte në shkurt, kur u fut në burg. Duhet ta jepte në korrik kur vendimi i gjykatës së lartë vendosi që ai s’do dilte nga burgu. Erion Veliaj e ka mbajtur këtë qytet peng me lejen tuaj. Çdo anëtar i PS duhet ta nise me një ndjesë ndaj qytetarëve të Tiranës. Pastaj më vjen mirë që po vijmë në këtë vendim që është në interesin e përbashkët publik. Ju ftoj të votojmë për shkarkimin e Erion Veliajt, por jo pa mësuar diçka nga kjo çështje”, tha Endri Shabani.
“Ndonëse do të donit ta trajnonit si ditë normale, veç ashtu nuk është. Kërkesa juaj e njëanshme që përkon me kërkesat e opozitës, tani ju po ngriheni në lartësitë e detyrës. Për sa i përket aktit të sotëm ky është një akt historik. Neve sot i bashkuam votat tona jo ne me ju, po ju me ne, kemi katër muaj që themi që kjo ditë të ndodhte por faleminderit sot që po e lironi Tiranën.
Nuk do të doja që këtë akt të ishte i shkruar kështu, por do ta votoj me të dyja duart. Kryetari, tashmë në largim Erion Veliaj merrte kompetencat e këtij këshilli duke marrë kompetenca financiare. Këto kompetenca i ka vetëm këshilli. Jetesa jonë është përkeqësuar”, tha Dorjan Teliti.
Top Channel