Kanabis dhe kokainë në kroskotin e makinës, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë
23/09/2025 09:02
Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ra E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel