Goditja ndaj grupeve të trafikut të drogës, aksione ‘blic’ gjatë natës në Fier

23/09/2025 10:18

Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrollet e befta në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve.

Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, por edhe evidentimin e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.

Këto veprime janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara.

Top Channel