Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Kamëz.

Në pranga ranë F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel