Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur.

Në pranga ra I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik i bën thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve: Ndërpriteni menjëherë çdo formë ruajtjeje, shpërndarjeje apo qarkullimi të materialeve pornografike me të mitur.
Kjo është një vepër penale e rëndë, e cila dënohet deri në 10 vite burg. Ruajtja apo shpërndarja, edhe pa qëllim fitimi, përbën krim. Mos mendoni se veprimet online janë të padukshme, çdo klikim lë gjurmë dhe çdo shkelës i ligjit do të përballet me drejtësinë.

Për të gjithë të miturit që ndihen të shantazhuar, kërcënuar apo abuzuar në internet: Mos heshtni! Flisni! Drejtohuni menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur, përkrahur dhe për të ndëshkuar autorët që përpiqen t’ju dëmtojnë. Heshtja mbron autorët, jo viktimat”-thuhet në apelin e policisë.

Top Channel