Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil
Gjatë dekadës së fundit, rajoni ka regjistruar temperatura të larta të sipërfaqes së detit, me pasoja që shkojnë përtej ekologjisë dhe prekin thelbin e ekonomisë dhe stabilitetit social.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, viti 2024 shënoi temperaturën mesatare vjetore sipërfaqësore më të lartë të regjistruar ndonjëherë në detet evropiane: 13.73°C, një temperaturë e cila tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2023.
Në Mesdhe, temperaturat sipërfaqësore arritën në 28.7°C në gusht, duke tejkaluar shumë ndryshueshmërinë natyrore ndërkohë që shkencëtarët po i krahasojnë gjithnjë e më shumë këto fenomene me “zjarret nënujore”.
Analogjia sipas tyre qëndron, pasi ashtu si një zjarr në pyll mund të shkatërrojë një ekosistem tokësor brenda pak orësh, një valë e të nxehtit detar mund të shkaktojë vdekje masive, zbardhje të koraleve dhe ndryshime të menjëhershme në ekosisteme.
Rritja e temperaturave po çon në migrimin e specieve, erozioni bregdetar, humbja e plazheve, rritja e kandilit toksik dhe degradimi i përgjithshëm i mjedisit detar po kërcënon edhe shifrat e turizmit.
Në vitin 2024, temperaturat jashtëzakonisht të larta në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi kontribuuan në formimin e Stuhisë Boris, e cila shkaktoi përmbytje në Evropën Qendrore dhe dëme të rënda në Valencia apo Spanjë.
Top Channel