Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Thelbësore për paqen dhe zhvillimin

22/09/2025 21:57

Ditën e sotme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me prezencën e homologëve të ndryshëm dhe me bashkë-moderimin e Ministrave të Jashtëm të Hollandës dhe Kilit – si bashkëorganizatorë të këtij eventi.

Në këtë tryezë, Spiropali nënvizoi se “të drejtat e njeriut nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, ato janë pjesa më thelbësore e tyre.”

Spiropali shtoi se “Shqipëria mbetet përherë e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar që të drejtat e njeriut janë element qendror i Reformës UN80, me qëllim rivitalizimin e premtimit për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme.”

“Institucionet e qëndrueshme, dhe fuqizimi i grave dhe rinisë, janë faktorë kyç për një progres të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, Reforma UN80 do të jetë e besueshme nëse ajo forcon misionin kryesor të OKB-së si gardiani universal i të drejtave të njeriut”, deklaroi ndër të tjera, Ministrja Spiropali.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel