
Një 42-vjeçar i akuzuar për vjedhje ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.
Policia njofton se efektivët e policisë të komisariatit Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Në pranga ra A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
Po ashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel