“Ka mbaruar arrestin shtëpiak”/ U akuzua se theu masën e sigurisë, lirohet pas ndalimit nga policia Valter Bami

21/09/2025 23:03
Valter Bami

Policia ka liruar Valter Bamin, pasi gjatë ditës së sotme u ndalua në Elbasan, pasi dyshohej se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Bruna Kërçyku, Valter Bami është lënë i lirë pasi kishte përfunduar masa e dhënë.

Ai u la i lirë pasi “arresti shtëpiak” kishte mbaruar.

Valter Bami po shoqërohej nga një vajzë në momentin që u pikasën nga policia rrugore.

Ai së bashku me shoqëruesen, e cila po drejtonte makinën, u ndaluan tek rrethrrotullimi i luleve në Elbasan.

Valter Bami mbetet një nga personat e dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.

Top Channel