Durrës/ 36-vjeçari i dehur dhe me kanabis në makinë tenton të korruptojë policinë, arrestohet në flagrancë

21/09/2025 13:17

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie, duke vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit.

I dyshuari, i ndaluar gjatë një patrullimi rutinë, rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet gjithashtu nën ndikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, ai u përpoq të fshihte një cigare me kanabis dhe ofroi 50 euro ryshfet ndaj efektivëve. Ky është rasti i 26-të i mitëdhënies së konstatuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMW. Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. beji nje hyrje

Top Channel