Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën amerikane”.
SHBA-të mbajnë baza në Siri dhe shpesh nisin operacione kundër asaj që e përshkruajnë si fortesat e fundit të xhihadistëve për të parandaluar rigjallërimin e ISIS-it në rajon.
Omar Abdul Qader, i cili u vra dje, “ishte një anëtar i ISIS-it që kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së.
“Vdekja e tij pengon aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe kryer sulme kundër amerikanëve ose partnerëve tanë”, vazhdoi deklarata e CENTCOM-it.
Kjo është bastisja e dytë, që është raportuar se është kryer nga forcat amerikane në më pak se dy muaj. Edhe ai i mëparshmi, në fund të korrikut, kishte në shënjestër një anëtar të ISIS-it.
Kjo organizatë pushtoi zona të gjera në vitin 2014, pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, përpara se të shihte shembjen e “kalifatit” të saj nën sulme nga drejtime të shumta, kryesisht në territorin sirian nga një koalicion ndërkombëtar anti-xhihadist i udhëhequr nga luftëtarët kurdë, në mes të një lufte civile.
Megjithatë, besohet se ISIS vazhdon të ketë disa qeliza të fjetura, veçanërisht në zonat e shkretëtirës siriane dhe ende po kryen sulme.
Top Channel