
Kryeministri Edi Rama tregoi planin për krijimin e një universiteti të ri mjekësor në Fier, pranë Spitalit Memorial.
Ai foli më tej për turizëm shëndetësor, që të përballojë kërkesat sidomos gjatë sezonit veror.
“Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, të ecim më tej më një spital ekselence që të shërbejë për turizëm shëndetësor dhe të përballojë kërkesat sidomos gjatë sezonit veror. Jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nga kompanitë më të njohur në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, tha Rama, mund të zhvillojmë sistemin shëndetësor me ritme të shpejta.
“Nuk duhet t’i vendosim asnjë kufi ambicies, sepse unë e besoj shumë fort dhe nuk është e vështirë ta besosh këtë që po them që jetojmë në një kohë kur bekimi i teknologjisë, është bekim për vendet si ynë. Ndryshe do të na duhej shumë kohë. Teknologjia u vjen në ndihmë vendeve në zhvillim që një forcë që rrit shpejtësinë e transformimit. Jetojmë në kohën e progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim me investimin e duhur për të pasur sukses. Nga ana tjetër tek dhe AI nuk e zëvendëson dot edukimin dhe specializimin e lartë të mjekës, duhet të kemi një trup të informuar me çdo të re. Thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për ta aplikuar, është e rëndësishme”.
Nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë dhe duhet të pranojmë mjekë të rinj dhe të huaj, tha Rama.
Top Channel