
Ministrja e Jashtme e vendit tonë ka marrë një telefonatë urimi nga homologia e saj nga Kosova, Donika Gërvalla.
Përmes një njoftimi për shtyp, Spiropali falenderon Gërvallën për bashkëpunimin dhe thekson se do të jenë krah për krah për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta.
“Donikë e dashtun, Falenderime zemre për urimin e ndjerë! Jam thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra dhe për mbarë kombin tonë. Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë”, shkruan Spiropali.
Top Channel