Ministrja e re e Shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një ceremoni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore të betejës me kancerin. Ka thelluar studimet ne Universistetin e Kembrixhitit. Para se të vinte në Shqipëri këto ditë, drejtonte Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli”.

Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume ndërkombëtare. Po ashtu, është një personalitet i vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, më vjen kënaqësi të them pranimin e saj në Tokio si e para grua…

Sjell në qeverinë e re shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të Europës dhe botës, që do t’u hapim derën sa më shumë. Në mandatin tonë të parë, mbyllëm gropat e thella të borxheve të trashëguara të sistemit shëndetësor. Në dy mandatet e tjera, bëme investime të qenësishme në infrastrukturë, transformuar dhe ndërtuam spitale të reja. Në mandatin e tretë, rritëm pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute.

Top Channel