
Kompania Meta ka përdorur foto të nxënëseve të shkollës për t’i reklamuar një nga platformat e saj të mediave sociale një 37-vjeçari, një veprim që prindërit e përshkruan si “skandaloz” dhe “shqetësues”.
37-vjeçari vuri re se postimet që e nxitën të përdorte “Threads”, ishin foto të vajzave të veshura me uniformë, vetëm 13 vjeçe, me fytyrat e tyre që dukeshin qartë, në shumicën e rasteve, edhe emrat e tyre.
“The Guardian” tha se fotot e përdoruara nga Meta, janë marrë nga postimet e Instagramit, aty ku prindërit i kanë postuar vetë fotot, por që nuk ishin në dijeni se kompania mund t’i përdorte ato.
Edhe pse prindërit i kishin mbajtur llogaritë private, fotot postoheshin automatikisht në Threads.
Babai i një 13-vjeçareje, e cila u shfaq në një nga rekomandimet e kompanisë, tha se ishte “absolutisht skandaloze”. Imazhet ishin të gjitha nxënëse shkolle me funde të shkurtra, me këmbë të zhveshura ose me çorape.
Meta, kompania me vlerë 2 trilionë tha se ‘imazhet nuk shkelnin asnjë nga politikat e saj’. Ajo u shpreh se u rekomandonte njerëzve të vizitojnë Threads duke u treguar atyre foto të shpërndara publikisht që përputhen me standardet e komunitetit dhe udhëzimet e rekomandimit.
Sistemet e saj, thotë Meta, nuk rekomandojnë Threads të shpërndara nga adoleshentët, por këto ishin postime të bëra nga llogari të të rriturve që ishin vendosur për të lejuar shikimin publik.
Meta tha se i quante postime të tilla “mjete rekomandimi” dhe se ato të cilat ishin publike mund të përdoren për këtë qëllim
Top Channel