
Futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin e Shëndetësisë është prioritet i mandatit tonë të katërt qeverisës, u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Salën
Edi Rama: Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute.
Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, të ecim më tej më një spital ekselence që të shërbejë për turizëm shëndetësor dhe të përballojë kërkesat sidomos gjatë sezonit veror. Jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nga kompanitë më të njohur në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk duhet t’i vendosim asnjë kufi ambicies, sepse unë e besoj shume fort dhe nuk është e vështirë ta besosh këtë që po them që jetojmë në një kohë kur bekimi i tek, është bekim për vendet si ynë. Ndryshe do të na duhej shumë kohë. Teknologjia u vjen në ndihmë vendeve në zhvillim që një forcë që rrit shpejtësinë e trans. Jetojmë në kohën e progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim me investimin e duhur për të pasur sukses. Nga ana tjetër tek dhe AI nuk e zëvendëson dot edukimin dhe specializimin e lartë të mjekës, duhet të kemi një trup të informuar me çdo të re.
Top Channel