I shpëtuar nga solidariteti, lot gëzimi në “Për shqiptarët” për fëmijët që u ndihmuan

20/09/2025 16:29

Emocione, lot gëzimi e shprese janë përcjellë në emisionin “Për shqiptarët” të premten në Top Channel, Kajani i vogël është një prej shumë rasteve të suksesshme, pasi kur ishte 6 muajsh ishte në luftë për jetën dhe falë ndihmës së dhënë sezonin e kaluar këtë të premte u rikthye në studio i shëruar duke festuar ditëlindjen e tij të parë.

Mes lotësh mamaja Kajanit shpreh vetëm falënderime të sajat, por edhe të prindërve të tjerë që janë ndihmuar nga fondacioni Firdeus në bashkëpunim me Top Channel.

“Kishte shume prindër që trajtonin fëmijët dhe luteshim bashkë”, shprehet nëna e Kajanit.

Historia tragjike e Kreshnikut, i cili ndërroi jete nga një aksident e pasi qëndroi 10 ditë në koma la pas tre fëmijë të vegjël i mbërtheu në lot të gjithë.

“Isha shume e lidhur (me babain), më këshillonte ‘mësoni të mos vuani”, shprehet vajza e të ndjerit, teksa qante.

”Nuk do të them asnjë fjalë, por do të shtyp këtë puton dhe ju ta gëzoni shtëpinë e re”, u shpreh Elvis Naçi.

Por lotët e dhimbjes u bashkuan edhe me lot gëzimi.

Falë kontributi tuaj “Për Shqiptarwt” e lehtëson dhimbjen e familjeve në nevo

Top Channel