
Në kohën që gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë kryeministri Edi Rama e vlerësoi punën e sistemit penitenciar si “të jashtëzakonshme”, drejtoria e përgjithshme e burgjeve njoftoi se sapo ka përmbyllur fazën e parë të rekrutimit për policë burgjesh, njohur ndryshe si gardianë.
Provimi me shkrim përfshinte pyetje jo vetëm për të kuptuar njohuritë kushtetuese të konkurrentëve por edhe nëse e njihnin apo jo Nelson Mandelën, dhe parimet e tij për trajtimin e të burgosurve.
Pyetja siç tha për gazetaren e Top Channel Anila Hoxhën njëri nga kandidatët për gardianë burgu ishte
Sipas Rregullave të Nelson Mandelës, të burgosurit duhet të trajtohen:
a. Si të izoluar totalisht nga shoqëria
b. Me respekt për dinjitetin njerëzor
c. Sipas gjykimit të punonjësit
d. Vetëm me disipline të fortë” .
Nuk dihet ende se sa prej tyre e kanë gjetur opsionin e saktë për këtë pyetje. Ndërkohë qe pjesë e testit ishte edhe pyetja që përfshin rehabilitimin e të dënuarit, një nga sfidat më të mëdha të sistemit
Rehabilitimi në burgje përqendrohet në:
a. Hakmarrje
b. Riedukim dhe riintegrim
c. Izolim
d. Ndëshkim të ashpër” ka qenë pyetje e radhës.
Administrimi i grindjeve mes të burgosurve ka qenë një tjetër pyetje, si edhe si veprohet në rast se gjenden sende të ndaluara, si reagohet kur rrëfehet një i burgosur.
Top Channel