E mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Gjykata e Dibrës ia kalon SPAK-ut dosjen e vrasjes së Renis Dobrës

20/09/2025 19:03

Gjykata e Dibrës shpall moskopetencën dhe kalon në SPAK dosjen për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjatë ditës së sotme kjo gjykatën ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Më herët janë arrestuar Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrin.

Top Channel