Zjarr i madh në një garazh në Spitallë, digjen katër automjete
19/09/2025 17:47
Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.
Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Top Channel