Vrasja e shqiptarit në Toronto, policia në kërkim në autorit, po hetohet raporti mes tyre
19/09/2025 20:44
Policia kanadeze po kërkon autorin e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit Paulin Harusha.
Ndaj 34-vjeçarit Meelad Tarin, nga Toronto, rëndon akuza e vrasjes ndaj shqiptarit të shtunën e kaluar.
Policët thonë se rreth orës 23:55 të së shtunës, policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E. Oficerët gjetën viktimën brenda një automjeti, ndërkohë që policia tha se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët.
Teksa hetimet vazhdojnë, nuk dihet ende raporti që autori dhe viktima kishin me njëri-tjetrin.
Top Channel