VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, TCH siguron pamjet nga momenti i shpërthimit
19/09/2025 09:06
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shënuar dëme materiale në hyrjen e banesës dhe zonën përreth.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar një video ku dëgjohet shpërthimi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e sulmit me lëndë plasëse ndaj banesës së deputetit Mziu.
Top Channel