Tritoli në banesë, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike! Nëse do kisha indicie për persona të dyshuar, do t’i thoja

19/09/2025 13:35

Xhelal Mziu, deputet i Parisë Demokratike ka reaguar publikisht në lidhje me vendosën e një sasie tritoli pranë banesës së tij.

Ai dha detaje nga ngjarja, ndërsa e quajti aktin si “hakmarrje politike”. Më tej ai shtoi se nuk ka konflikte me asnjë njeri gjatë gjithë karrierës së tij.

Jam i gëzuar që nuk pati dëme njerëzore. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë karrierës sime. Unë e shoh këtë një akt politik dhe madje hakmarrje politike.

Nëse do kisha indice për persona të dyshuar nuk do kisha nguruar t’i thoja. Nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Shpresoj që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur provat“, u shpreh Mziu.

Top Channel