SHBA ‘rikthehet’ në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore të Bagramit

19/09/2025 12:45

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan.

Presidenti Donald Trump pohoi se një hap i tillë po hidhet duke pasur parasysh nevojën e grupit ekstremist për ndihmë nga SHBA-ja dhe vendndodhjen e bazës në afërsi me asetet atomike të Kinës.

Po përpiqemi ta marrim përsëri bazën e Bagramit sepse talebanët kanë nevojë për gjëra nga ne. Një nga arsyet përse e duam atë bazë është sepse ndodhet vetëm një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin“, shprehet presidenti amerikan, Donald Trump.

Sinjalet e një lëvizjeje të tillë, Trump i kishte dhënë në fakt që muajin maj, kur shprehu keqardhje për humbjen e bazës së madhe, e cila ndodhet rreth 40 kilometra jashtë Kabulit. Republika pat thënë atëherë se ajo ishte “e pushtuar” nga Kina. As Trump dhe as zyrtarët amerikanë nuk saktësuan se çfarë nënkupton mundësia për “ta marrë përsëri” bazën ajrore, apo nëse kanë nisur bisedimet me talebanët, që nga ana e tyre nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me këtë pretendim të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Bagrami ka qenë dikur baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan, por iu dorëzua në korrik 2021 qeverisë së atëhershme afgane, vetëm pak javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Top Channel