
Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë pranë platformës së naftës dhe gazit Petrobaltic në Detin Baltik, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme dhe shumë ulët.
Incidenti u raportua nga Policia kufitare e Polonisë, që e cilësoi si një veprim provokues në një zonë energjetike strategjike.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe energjetik. Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi:
“Ka ardhur koha për të mbyllur rubinetat e gazit nga Rusia.”
Sanksionet përfshijnë:
Bllokim të sistemit të kartave MIR dhe Sistemit të Pagesave Express (SBP);
Ndalim të plotë të transaksioneve me kriptovaluta dhe bursa digjitale;
Kufizime financiare për qytetarët rusë, përfshirë paratë elektronike;
Sanksione ndaj bankave në Rusi dhe në vende që ndihmojnë anashkalimin e masave (si Kazakistani, Bjellorusia, Kirgistani, Taxhikistani).
Këto masa shënojnë një përpjekje të koordinuar për të goditur mbështetjen financiare të Moskës dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të BE-së në rajonin baltik.
Top Channel