Rrëzohet padia e Trump kundër New York Times, 28 ditë kohë që presidenti të ndryshojë ankesën

19/09/2025 19:53

Një gjyqtar federal amerikan ka rrëzuar padinë e Donald Trump për shpifje prej 15 miliardë dollarësh kundër gazetës “New York Times”, për shkak të problemeve në përmbajtjen e saj.

Gjykatësi Steven Merryday në vendimin e tij të premten tha se Trump kishte shkelur një rregull federal që u kërkon aplikantëve të përshkruajnë në një “deklaratë të shkurtër dhe të qartë” pse meritojnë ndihmë nga gjykata.

Një ankesë ligjore, tha gjykatësi, nuk është “një platformë e mbrojtur për t’u tërbuar kundër një kundërshtari“. Ai i dha Trumpit 28 ditë kohë për të paraqitur një ankesë të ndryshuar ndërkohë që Trump sinjalizoi se do të padiste “New York Times”, me pretendimin se gazetës i është “lejuar të gënjejë dhe të shpifë lirisht për shumë kohë “.

Ai nuk ka asnjë pretendim legjitim ligjor dhe në vend të kësaj është një përpjekje për të shtypur dhe dekurajuar raportimin e pavarur”, tha gazeta New York Times.

Në urdhrin e tij të së premtes, gjykatësi Merryday tha se padia e ngritur nga Trump është “e përsëritur” dhe “e tepërt. Padia prej 85 faqesh u ngrit në gjykatën federale në Tampa në fillim të kësaj jave ndërkohë që gjykatësi shkroi në vendimin e tij se edhe nëse akuzat e Trump do të vërtetoheshin, mënyra se si është shkruar shkel rregullat e gjykatës dhe është “padyshim e papërshtatshme dhe e palejueshme”.

Por as Presidenti Trump dhe as avokatët e tij nuk i janë përgjigjur ende vendimit të gjyqtares Merryday.

 

Top Channel